Lajme

Boone pas takimit me Lajçak: Përsërita përkrahjen e Francës për ndërmjetësimin e BE-së në dialog, mirëpresim progresin për targat

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 10 January 2024

Sekretarja e Shtetit francez për Evropën, Laurence Boone, ka shkruar në platforëm sociale X për takimin që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Boone ka shkruar se në bisedën me emisarin sllovak ka pasur mundësinë për të përsëritur përkrahjen konstante të Francës për ndërmjetësimin e dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.

Sekretarja e Jashtme Franceze ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve për targat, duke thënë se e mirëpret një progres të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje ka qëndruar për vizitë në Paris të Francës, për t’u përgatitur për çka do të pasojë në muajt në vijim.

Diplomati evropian gjatë kësaj vizite është takuar me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonnen dhe Laurence Boone, e cila është Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Francës.

Lajçaku, me anë të një postimi në platformën X, theksoi se është mirënjohës për mbështetjen që ka dhënë Franca në dialog dhe në punën e tij.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Pata shumë takime të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Elysee për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Francës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe punën time”, shkroi Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera