Sport

“Boom” Juventus, të ardhurat kalojnë 500 mln euro

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 09 September 2017

Juventus do të jetë skuadra e parë italiane që do të kalojë shifrën e 500 milionë euro të ardhura. Ajo që  thotë këtë është grupi i drejtuar nga familja Agnelli, EXOR që kontrollon bilancin e klubit bardhezi.

Pavarësisht se 3 mujorin e dytë të sezonit 2016/2017, Juventus e mbylli me një humbje prej 27 milionësh kjo nuk do të ndikojë shumë në bilancin e të gjithë sezonit. Sipas EXOR, Zonja e Vjetër do të deklarojë se bilanci i muajit qershor mbyllet me rezultat pozitiv prej 72 milionë Euro. Dhe e gjithë kjo është arritur nga shitjet e Pogba dhe Morata-s në verën e 2016 respektivisht drejt Manchester United dhe Realit të Madridit.

Por e dhëna më e rëndësishme në këtë pikë është se Juventus e kalon kufirin e 500 milionë eurove që e afron më shumë atë me klube të tilla si Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Bayern Munchen për prej kohësh arkëtojnë të ardhura të tilla marramendëse.

-Advertisement-

Ndikim të madh në përmirësimin e ndjeshëm të financave të Kampionëve të Italisë kanë pasur shpërblimet e UEFA, të ardhurat nga të drejtat televizive dhe bonuse të tjera të siguruara nga finalja e 3 qershorit e Ligës së Kampioneve në Cardiff.

Tani ajo që duhet të bëjë “Zonja e Vjetër” është të rrisë të ardhurat nga aspekte të tjera si ato nga marketingu apo sponsorët  për të zbutur më shumë efektin e rritjes së pagave të futbollistëve, fond që vitin e kaluar shkoi nga 198.4 në 238.3 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera