Sport

Bonucci i bën ‘diss’ Ronaldos, pi birrë dhe Coca-Cola në konferencë për shtyp

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 12 July 2021

Kombëtarja e Italisë mbrëmë është shpallur kampione e re e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Italianët e kanë fituar Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pasi në finale e kanë mposhtur Anglinë në penallti me rezultat 3-2.

Pas ndeshjes në konferencë për media ka dalur mbrojtësi i ‘Azzurrëve’, Leonardo Bonucci, i cili i ka bërë një ‘diss’ Cristiano Ronaldos.

-Advertisement-

Ylli portugez i Juventusit gjatë fazës së grupeve në një konferencë për shtyp kishte larguar dy shishe të Coca-Colas dhe kishte kërkuar që njerëzit të pinë ujë.

Por, thirrja e Ronaldos nuk i ka bërë përshtypje Bonucciit, i cili më të ulur në karrigen e konferencës për media ka pi birrë dhe Coca-Cola.

Veprimi i qendërmbrojtësit italian është bërë viral në rrjetet sociale dhe po shihet si thumbim ndaj shokut të skuadrës, Ronaldos.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë që Italia shpallet kampione e Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera