Sport

Bomberat e Serisë A dominojnë në 10-shen më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 02 November 2017

Kampionati italian i futbollit po rikthehet gradualisht mes më të mirëve në botë dhe këtë e konfirmojnë shifrat

Pas vitesh dominim të skuadrave spanjolle, angleze dhe gjermane, ekipet italiane po dhurojnë paraqitje të mira në Europë dhe jo vetëm.

Statistikat konfirmojnë se 4 nga 10 sulmuesit më të mirë, në këto javë të para, janë pikërisht të Serisë A, ndërsa 3 ligat e tjera, ajo gjermane, spanjolle dhe franceze, përfaqësohen me nga 2.

-Advertisement-

Bie në sy mungesa e bomberave në kampionatin anglez, ku pavarësisht formës së mirë të skuadrave si Manchester city, United apo Totenham, maksimumi i golave të shënuar nga një sulmues është 8, nga Harry Kane.

10 sulmuesit më të mirë në Europë, në javët e para të kampionateve:

1. Ciro Immobile (Lazio) – 14 gola
2. Falcao (Monako) – 13 gola
3. Lionel Messi (Barcelona) – 12 gola
4. Cavani (PSG) – 11 gola
5. Icardi (Inter) – 11 gola
6. Dybala (Juventus) – 11 gola
7. Mertens (Napoli) – 10 gola
8. Aubameyang (Dortmund) – 10 gola
9. Lewandowski (Bayern Mynich) – 10 gola
10.Zaza (Valencia) – 9 gola

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera