Lajme

Bombë nga Spanja, Ronaldo i hesht të gjithë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 23 June 2017

Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas akuzave për evazion fiskal.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është duke u akuzuar për evazion fiskal – që pretendohet se fshehu 14.7 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas një dokumenti të publikuar nga COPE, duke u bazuar në stafin mbrojtës të Ronaldos, portugezi ka paguar 265.448,80 euro më shumë taksa. Tani gjithçka duket si mjegull, pasi kjo e bën të pafajshëm portugezin dhe kjo pritet të marrë fund pas përfundimit të hetimeve.

-Advertisement-

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Cristiano Ronaldo do te dëgjojë këshillën e stafit juridik të Real Madridit që i rekomanduan Ronaldos të paguajë 14.7 milionë euro që pretendohet se portugezi i ka borxh ndaj autoriteteve.

Ai ka pranuar të paguajë gjithçka përpara se të dalë para trupës gjyqësore me 31 korrik, kur edhe duhet të dëshmojë ndaj akuzave për evazion fiskal.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Cristianos që potencoi: “Kjo nuk do të thotë që Ronaldo është fajtor apo pranon fajin, por kjo thjesht tregon dëshirën e tij për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur çështjen”.

Por pavarësisht pagesës prej 14.7 milion eurove, kjo nuk do të thotë se Ronaldo nuk do të dënohet, gjithnjë nëse shpallet fajtor. Kjo pagesë vetëm mund t’ia ulë dënimin, sigurisht nëse portugezi shpallet fajtor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera