Sport

‘Bombë’ në Barcelonë, Neymar dëshiron rikthimin

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 01 May 2021

Neymar vazhdon të jetë cak i mediave pasi akoma nuk ka rinovuar kontratën e tij me Paris Saint German, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithëse braziliani është shprehur i lumtur në Paris, një rikthim në Barcelonë nuk duket të jetë i pamundur.

Sipas raportimit të mediumit katalunas, ‘RAC1’, thuhet 28 vjeçari dëshiron të kthehet në ‘Camp Nou’.

-Advertisement-

Në anën tjetër, ‘blaugranët’ janë në kërkim të një sulmuesi, kurse Neymar është qëllimi kryesor.

Kontrata e sulmuesit tek PSG skadon në qershor të vitit të ardhshëm, kurse mbetet të shihet në vazhdim nëse do të largohet apo do të vazhdoj me parisienët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera