Sport

Bombë në Angli, FIFA dënon rëndë Chelsea-n

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 22 February 2019

FIFA i ka bllokuar Chelsea-s mundësinë për të blerë lojtarë të rinj në skuadër deri në vitin 2020. Kjo do të thotë se në katër dritaret e transferimeve të ardhshme “Blutë” e Londrës nuk mund të afrojnë asnjë element të ri në skuadër.

Ky ndëshkim ka ardhur për shkak të parregullsive që klubi anglez ka bërë me nënshkrimin dhe transferimin e lojtarëve nën 18 vjeç. Përveç dënimin është dhënë edhe nj gjobë financiare prej 610 mijë franga zvicerane, si dhe një gjobë prej 510 mijë franga zvicerane për Federatën e Futbollit të Anglisë.

Kujtojmë që këto dënime më parë i ka vuajtur edhe Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe PSG po hetohet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera