Sport

‘Bombardohet’ faqja zyrtare e Dritës në facebook, tifozët akuzojnë klubin për kurdisje

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 25 April 2021

Drita e ka humbur ndeshjen më të rëndësishme deri me tani në këtë sezon në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit janë mposhtur në shtëpi nga Prishtina me rezultat 1-2, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Golat për kryeqytetasit i shënuan Endrit Krasniqi dhe Besnik Krasniqi, kurse për vendasit realizoi Betim Haxhimusa.

-Advertisement-

Pas përfundimit të ndeshje klubi i Dritës ka publikuar në faqen zyrtare në facebook rezultatin e ballafaqimit me prishtinasit.

E në postimin e klubit nga Gjilani kanë komentuar shumë tifozë, të cilët kanë akuzuar klubin për kurdisjen e ndeshjes me Prishtinën.

Më poshtë keni komentet e tifozëve të Dritës./Gazeta inFokus/

Humbasim në shtëpi!

FC DRITA⚪️🔵

Posted by Drita FC on E diel, 25 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera