Lajme

Bombardohen kolonat e civilëve përgjatë rrugës për evakuim, në mesin e të vdekurve fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 Tetor 2023

BBC ka konfirmuar sulmin që ka ndodhur ndaj një autokolone automjetesh që po shkonte drejt jugut të Gazës.

Sipas BBC-së, sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din; një nga dy rrugët e evakuimit.

Rruga ishte plot trafik gjatë gjithë ditës dje pasi banorët e Gazës me bazë në veri iu përmbajtën paralajmërimeve izraelite për të liruar zonën, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Të paktën 12 trupa të pajetë janë të dukshëm në pamjet, kryesisht gra dhe fëmijë – disa prej të cilëve duken të jenë të moshës dy deri në pesë vjeç.

Shumica shihen të shtrirë në pjesën e pasme të kamionit – të tjerët janë të shpërndarë nëpër rrugë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 70 persona u vranë në vendngjarje dhe fajëson Izraelin për sulmin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy