Lajme

Bombardimet ruse vrasin 22 persona në Sumy, mes tyre tre fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 09 March 2022

Një sulm ajror rus ka vrarë 22 njerëz në qytetin e Ukrainës, Sumy, përfshirë tre fëmijë.

Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi, ka thënë se Rusia e ka bombarduar një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar ngjarjen si “vrasje masive”.

“Tri bomba brenda një nate. Ishte një natë e tmerrshme”, ka thënë ai për BBC në Ukrainë.

-Advertisement-

Nëntë persona në një shtëpi kanë mbetur të vdekur. Gjashtë shtëpi janë shkatërruar krejtësisht dhe 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.

Nga ky qytet ukrainas deri tani janë evakuuar 5000 persona, pasi Rusia ra dakord që të ndalonte bombardimet ndaj këtij qyteti duke lejuar hapjen e një korridori humanitar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy