Lajme

Bomba që u gjet në Merdare ishte hiç më pak se 907 kilogram

Autori: Islam Morina 22:56 | 08 December 2021

Për disa kohë u ndalua qarkullimi në pikën kufitare të pasi aty u gjet një bombë.

Ekipet e Deminimit nga Forca e sigurisë bashkë me ato të KFOR-it kanë eliminuar rrezikun nga kjo bombë e tipit Mk84 e cila peshon 907 kilogram shkruan Gazeta Infokus.

Tashmë bomba është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare dhe është duke u bërë pastrimi i saj, ka njoftuar FSK-ja.

-Advertisement-

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA“, thuhet në njoftimin e tyre”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera