Sport

‘Bomba e mbrëmjes’: Liridon Leci zbulon se klubi i Llapit nuk ia ka paguar operimin e as gjërat tjera të cekura në kontratë

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 19 September 2021

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Leci, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, ku ka analizuar ndeshjet e xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç kësaj Leci ka folur edhe për përiudhen sa ishte pjesë e ekipit të Llapit, ku ka zbuluar se klubi nga Podujeva nuk i ka paguar operimin, e as bonuse e cekura në kontratë.

Madje ish-mbrojtësi i Dritës ka treguar se edhe rrogën e ka marrë vetëm 50% dhe jo të plotë.

-Advertisement-

“Shërimin ma ka kryer doktori, me ka operuar, edhe pagesat e gjërat tjera i kam bërë krejt vet. Asnjë cent Llapi nuk mu ka përgjigj, jo vetëm në operacion, por edhe në rrogë, edhe në bonuset që i kam pas, gjanat që kam pas mi marr në dorë, preminë që e kemi pasur për me dal në Evropë, asnjë sen nuk ma ka kryer d.m.th vetëm 50% të rrogës ma ka kryer për çdo muaj”, u shpreh Leci.

Për mos kryerjen e obligimeve ndaj tij, Leci tashmë e ka paditur klubin e Llapit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Po e kam bërë një padi në federatë d.m.th me avokatin tim edhe jam duke prit te marr përgjigje sa ma shpejtë, për shkak se janë gjana që i kam qit në letër dhe nuk kam pas qef mu lendu. Unë jam lënduar para syve të trajnerit, jam lëndu në ndeshje miqësore edhe doktori me ka thënë që 8-9 muaj je jashtë, por unë jam kthyer për 5 muaj e 20 ditë në fushë, por e kam parë që nuk ia vlen më bë atë sakrificë edhe skam fol asnjëherë për këtë punë, por jam dëshpëruar shumë prej mënyrës të organizimit, profesionalizmi jo i duhur, por zero”, deklaroi Leci.

Liridon Leci në muajin qershor e përfundoi karrierën e tij prej futbollisti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera