Sport

“Bomba” e gazetës së njohur italiane: Ivan Rakitiç “telefonon” Interin

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 08 February 2019

Edhe pse Ivan Rakitic (30 vjeç) ka deklaruar publikisht synimin e tij për të rinovuar kontratën me Barcelonën, në Itali raportohet se mesfushori kroat i është ofruar Interit. Kjo gjë është botuar sot në faqen e parë të “La Gazzetta dello Sport”. Sipas gazetës milaneze, nënkampioni i botës i ka kërkuar klubit katalanas për ta transferuar atë. “Ai dëshiron të largohet nga Barcelona dhe po mendon për zikaltrit”, – shkruhet në faqe të parë të prestigjiozes sportive italiane.

Rakitic, thotë “La Gazzetta”, ka frikë se ardhja e De Jong dhe nënshkrimi hipotetik me Adrian Rabiot do ta nxirrte atë jashtë loje në “Camp Nou”. Kjo media italiane, gjithashtu, zbulon edhe shifra të operacionit: Interi synon ta reduktojë në 30 milionë euro klauzolën prej 120 milionë eurosh, që e lidh Rakitic me Barcelonën dhe është gati t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 5 milionë euro në sezon, shumë e ngjashme me atë që merr në Katalonjë.

Në kundërshtim me këtë informacion, Rakitic ka shprehur në javët e fundit dëshirën e tij për ta zgjatur kontratën aktuale me Barcelonën, përtej qershorit 2021. Më 28 janar, në një cemeroni, tha për “Mundo Deportivo”: “Unë dua të qëndroj këtu dhe, në qoftë se mund të rinovoj, shpresoj për sa më gjatë. Jam shumë i lumtur këtu dhe të gjithë e dinë, presidenti i pari. Unë jam 30 vjeç, në momentin më të mirë të karrierës. Dua ta shijoj futbollin me Barcelonën”. Këtë javë, agjenti i tij e përshkroi në Itali largimin e Rakitic si “një skenar të pamundur”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera