Lajme

Bollywood do të realizojë film për Nënë Terezën

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 12 March 2019

Bollywood po planifikon një film biografik për laureaten e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën, që pritet të lançohet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”, në filmin e regjisores Seema Upadhyay do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

-Advertisement-

Këta të fundit, raporton gazeta, janë takuar me motrën Prema Mary Pierick dhe kanë marrë miratimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën.

Prodhuesit e këtij filmi biografik për Nënën Terezë, thonë se janë të kënaqur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe se si Tereza shfaqi në gjithë botën fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe besojnë se deri në fund të 2019-ës do të jetë gati, e në 2020 do të lançohet.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Humanistja e njohur me origjinë shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën, përcjell Ora News.

Ndërsa me 4 Shtator 2016, Papa Francesku e shpalli shenjtore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera