Sport

“Boll me tatuazhe, mbulojini edhe ato që keni”, urdhër i prerë për futbollistët e Kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 30 December 2021

Rregulla të reja për lojtarët e kombëtares kineze. Ministri i Sportit në vendin e madh aziatik, u ka ndaluar futbollistëve të bëjnë tatuazhe të reja.

Jo vetëm kaq, pasi ata që grumbullohen me kombëtaren dhe kanë ndonjë tatuazh, duhet ta fshijnë ose mbulojnë atë, sepse konsiderohen vulgare dhe kundër sjelljeve morale.

Lojtarët e Kinës kanë “një ndalim formal për të bërë tatuazhe të reja”, si dhe kanë marrë “këshilla” për të hequr çdo tatuazh të bërë tashmë.

Gjithashtu, në rrethana të veçanta, prania e tatuazheve mund të kompensohet duke i mbuluar ato gjatë stërvitjes dhe garave.

Të tjera