Sport

Boksieri puth live gazetaren, kritikohet rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 26 March 2019

Një boksier i peshave të rënda është kritikuar se puthi një gazetare gjatë intervistës. Ngjarja është regjistruar të shtunën në mbrëmje, ku bullgari Kubrat Pulev mundi rumunin Bogdan Dinu në raundin e shtatë, në Kosta Mesa, Kaliforni.

Pas kësaj ai u intervistua nga gazetarja e “Vegas Sports Daily”, Jenny Sushe. Gazetarja i drejtoi pyetjen por Pulev nuk iu përgjigj, duke preferuar që ta puthë në buzë. Gezetarja është zënë ngushtë nga ky incident dhe u përpoq që ta menaxhonte situatën me qetësi, duke dhënë një buzëqeshje. Pulev, megjithatë, nuk i shpëtoi kritikave në mediat sociale, ku sjellja e tij u krahasua me sulmet seksuale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera