Sport

Boksieri kroat i lyp “fer” Wilderit, tre ditë para meçit

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 05 December 2018

Për herë të parë, Filip Hrgovic do ta mbrojë titullin e kategorisë, WBC këtë të shtune në ”Drazen Petrovic Hall” në Zabreg.

Në konferencën e sotme për shtyp, kundërshtari i tij, Ytalo Perea, nuk u paraqitë pasi u vonua aeroplani i tij.

”Nëse më vjen mundësia, natyrisht, do ta nokautoj atë, por unë jam i gatshëm për 12 raunde”, tha Hrgovic.

-Advertisement-

Perea, një 25-vjeçar nga Ekuadori, ka 16 përballje në karrierë, ku 11 prej tyre i ka fituar.

Teksa, shtatë vite më parë, ai e fitoi medaljen e artë në Lojërat e Panamasë.

Tutje, Hrgovic tha se ështv boksieri më i mirë në botë dhe se dëshiron të punojë për të qenë edhe më superior.

”Unë jam boksieri më i mirë në botë, por tani duhet të punoj që të jem edhe më superior”.

Gjithashtu, Hrgovic thotë se ai është i gatshëm të përballet me Deontay Wilder, por se ka një përballje tjetër në agjendë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera