Lajme

Bojkoti i zgjedhjeve nga qytetarët e Luginës, Arifi: Përçarja po ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 17 December 2023

Në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi.

-Advertisement-

Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës, raporton KosovaPress.

“Përçarja që dy vite po ndodhë në Luginë të Preshevës, kjo me mbështetje të fortë të kryeministrit Kurti, sepse nuk është përçarje që ne e kemi dashur por është përçarje që na i ka sjellur Kurti. Pra nuk është diçka që ne e kemi kërkuar që me njëri-tjetrin të bëjmë. Sepse në 2020 e patëm listën e unifikuar, aty kemi mundur të bashkohemi. Në dy vitet e fundit përçarja ka ndodhur fuqimisht e mbështetur edhe nga Kurti. Dhe sot ia japim faturën edhe Kurtit”, shtoi ai.

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Atmosfera është shumë e dobët për të dërguar një deputet atje sepse nuk ka faj votuesi, e kemi fajin ne, po e shti edhe vetën edhe pse kam dhënë gjithçka për t’u unifikuar, por është një politikë egocentrike, e cila mbështetet nga Kurti tash dy vite dhe sot është rezultati. Ju thoni 10 mijë apo 11 mijë, por unë them edhe varësisht dajes në tërë Serbinë, ndoshta mund të jetë numri edhe më i lartë për të dërguar një deputet në parlament, kështu që kjo duket shumë e pa arritur”, përfundoi kryetari i Preshevës.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera