Lajme

Boiken Abazi reagon ndaj Krasniqit: Tash që Molliqaj vjet ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë, ku do duhej të angazhohej!

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 11 January 2018

Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Boiken Abazi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, ndaj deklaratës së ish-deputetit të VV-së Florin Krasniqi i cili tha aktivistët nga Shqipëria duhet të merren me shumë me punët në Shqipëri, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë i Abazit pa ndërhyrje: 

Meqenëse miku ynë, Florin Krasniqi, këshillën që mos të angazhohem në Kosovë nuk ma ka thënë kurrë kur jemi takuar bashkë, por ma thotë sot përmes TV, kam një pyetje: Florin, tash që Dardan Molliqaj vjet ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me adresë banimi te shtëpia ime në Tiranë, Molliqaj me origjinë nga Deçani e banues ne Prishtinë, ku do duhej te angazhohej sot Molliqaj?

-Advertisement-

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi në Rubikon të KTV-së ka folur për anëtarët e VV-së nga Shqipëria, të cilët i quajti “parashutistë”.

“Nuk jam kundër atyre të Shqipërisë, jam për. Ata mendojnë që janë shumë më të mençur, por ka qenë mirë me bë diçka në Shqipëri”, u shpreh ai.

Krasniqi tha që Boiken Abazi ka punuar për parti mirëpo për Elvis Hoxhën nuk i njeh ndonjë kontribut.

“Kam respekt për Boikenin, ka shpenzu kohë shumë. Elvis Hoxha nuk e di se çka ka bërë që të përzihet”, tha ai.

“Ata kish qenë mirë me ardhë e me punu si Dardan Molliqaj në terren. Me luftu si qysh ka luftu familja e Dardan Molliqajt. Është e lehtë me fol fjalë të ndyta, unë nuk kam respekt për njerëzit që flasin fjalë të ndyta”, ka thënë ai.

I pyetur se pse Kurti nuk po i ndalon veprimet e tilla, ai ka thënë që duhet të pyetet ai mirëpo sipas Krasniqi, as Kurti nuk mund të bëj diçka të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera