Bogujevci mes emocionesh: 25 vjet më parë isha një vajzë gjysmë e gjallë, s’e kisha pjesën më të madhe të familjes
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 12 June 2024
Nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Bogujevci tha se 12 qershori është ditë emocionuese për të, teksa kujtoi se në këtë ditë, 25 vjet më parë ishte e shtrirë në Spitalin e Prishtinës, bashkë me fëmijët e axhës së saj, Gencin, Jehonën e Lirinë, të gjithë të plagosur rëndë.
“Para 12 qershorit të vitit 1999, spitali ishte zbrazur nga shumica e mjekëve dhe motrave medicinale. Pat mbetur vetëm një pjesë e vogël që qëndruan. Në ato momente morëm lajmin që kanë hyrë forcat e NATO-s”.
“E kam kujtesën e freskët nga ajo kohë. Më kujtohet që një natë më parë ishte një errësirë, dëgjoheshin të shtëna por e ndjeva një qetësi shpirtërore. Në atë kohë mendoja që edhe nëse ndodh dicka e keqe, unë nuk do të trembesha”, tha Bogujevci, njofton Klankosova.tv.
Nënkryetarja e kuvendit, në një moment u emocionua, kur e përmendi familjen e saj, e cila ishte vrarë gjatë luftës në atë që sot njihet si Masakra në familjen Bogujevci.
“Para 25 viteve isha një vajzë e brishtë, gjysmë e gjallë, me zemër të thyer, sepse nuk e kisha pjesën më të madhe të familjes. Por sot, sot para jush dhe bashkë me ju, ndihem e privilegjuar dhe krenare që mund t’i shërbejë popullit dhe vendit tonë”.
“Çdo 12 qershor e shënoj bashkë me ju fitoren e humanitetit përballë mizorisë. Fitoren e së drejtës përballë padrejtësisë së gjatë. Fitoren e njerëzve të mirë e të guximshëm të Kosovës, përballë aparatit gjenocidal dhe fitoren e popujve të juaj që ishin pran nesh për të na çliruar e na ndihmuar në këtë ditë”, tha Bogujevci, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se Kosova e pagoi shumë shtrenjtë lirinë, jo vetëm në luftën e fundit por me dekada e gjenerata, teksa sipas saj, pasojat e kujtimet e asaj mizorie dhe e atij gjenocidi, i shohim dhe i përjetojmë edhe sot.
“Fatkeqësisht edhe sot Serbia, që nuk ndjen asnjë keqardhje për krimet që i ka bërë, na krijon pengesa e beteja të vazhdueshme, duke mos na lënë që t’i shërojmë plagët. Por ne, sot e përgjithmonë do të mbajmë mend se këtë ditë, me gjithë kujtimet, përherë do ta festojmë, të gjithë së bashku, me miqtë tanë që na dolën në krah dhe mbështetën luftën tonë çlirimtare”, tha ajo.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...































