Bogujevci: Fjalimi i sotëm ishte një emocion i fortë, na mbetën merak disa gjëra
Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 11 October 2022
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se fjalimi i saj sot Asamblenë e Këshillit të Evropës ishte një emocion i fortë.
Bogujevci tha u ndje mirë edhe për faktin që kryesuesja e parlamentit para se t’ia jepte fjalën e dha një njoftim që për Kosovën është hera e parë që po i jepet e drejta e fjalës.
“Kështu që e krijoi një atmosferë të mirë, njëkohësisht edhe të këndshme për mua përpara se ta marr fjalën. Natyrisht që i kisha edhe kolegët e mi rreth meje të cilët më kanë përkrahur dhe i kam pasur afër që nga fillimi, gjë që e bën punën time shumë më të lehtë”, është shprehur Bogujevci në Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se ndonëse Kosova e shkroi historinë, sot kishte gjëra që u mbeten merak edhe deputetin Enis Kervan e deputetit Arben Gashi.
“Njëra prej gjërave që na ka mbetur merak ta themi është ajo që deputeti Enis Kervan dëshironte të fliste për çështjen e të drejtave të minoriteteve në vendin tonë për shkak se jemi shembull si vend dhe nuk u krijua mundësia që ai të flas”.
“Gjithashtu, deputeti Arben Gashi kishte tema specifike që lidhen me diskutimet që janë bërë brenda Këshillit të Evropës, që ishin të pamundshme të diskutoheshin”, është shprehur Bogujevci.
E dyta e kuvendit tha se e mira është që tash e tutje, Kosova do ta ketë mundësinë që të kyçet më shpesh në debate, teksa shtoi se ky është veç fillimi.
Bogujevci ka thënë se në fjalimin e saj historik të mbajtur sot në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte shumë e rëndësishme që të përmendej çështja e Ukrainës.
Ajo tha se diskutimi për Ukrainën, përveç që kishte ndërlidhje me temën, tashmë qëndrimi i Kosovës u tha për herë të parë publikisht në seancën plenare.
Tutje, Bogujevci tha se Kosova është duke ecur në rrugë të drejtë për sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Për momentin procesi është tek Këshilli i Ministrave dhe puna kryesore është në atë pjesë, ku përvec që ne si delegacion kemi takime edhe me delegacione të tjera që i mbajmë gjatë sesionit”, është shprehur Bogujevci.
Më tej, e dyta e Kuvendit të Kosovës tha se në të njëjtën kohë janë aktivizuar edhe grupet e miqësisë dhe se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është duke vazhduar në mënyrë pozitive.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...