Bogaj i reagon Pecit: Po bën shantazh për pronën e Institutit Bujqësor, kemi ushtruar padi
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 24 August 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke folur në lidhje me Institutit Bujqësor të Kosovës në Prishtinë, ka thënë se ka nënshkruar vendim për lirimin e pronës, siç u shpreh ai të uzurpuar, veprim administrativ ky sipas tij, i mbështetur në bazë ligjore.
Për këtë deklaratë të Pecit ka reaguar Yll Bogaj, i cili thotë se është pronar i pronës. Ai ka deklaruar se ministri është duke synuar shantazhin publik, frikësimin dhe shpronësimi.
“Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një vit të plotë. Për më tepër, kulmi i çdo gjeje ka qenë dje kur kemi pranuar një ‘Vendim’ të Faton Pecit, i cili në mënyrë krejtësisht arbitrare na kërkon që ta lirojmë pronën tonë legale brenda shtatë ditësh, nën kërcënimin e largimit tonë me forcë nga prona jonë private”.
“Deri me sot, kemi dashur të kursehemi nga diskursi publik i përplasjes së gënjeshtrave të Faton Pecit me gjendjen faktike juridike, pasi që kemi vlerësuar e besuar siç vazhdojmë të besojmë, se për konteste të tilla ka rrugë ligjore e mekanizma ligjor të cilat edhe i kemi shfrytëzuar. Ngjashëm edhe i kemi mirëpritur e jemi të hapur për organet kompetente që kanë nevojë të vërtetojnë vërtetësinë e pronës private të bazuar në certifikata pronësore”, ka thënë Bogaj.
Tutje, ai ka shtuar se në vazhdimësi Peci është duke bërë deklarata të tilla ndaj tij.
“Pas shpifjeve të Faton Pecit dhe në mungesë të edukatës bazike për kërkim falje dhe vazhdimësisë së dëmit material dhe moral ndaj integritetit tonë, që ai na ka bërë duke na portretizuar si uzurpatorë, ndaj Faton Pecit kemi ushtruar padi për shpifje”.
“Faton Peci mund të ketë llogaritur se duke sulmuar pronën tonë private, do të ndërtojë karrierë të bujshme politike. Ajo çfarë ne kemi për t’i thënë Faton Pecit, është shumë e thjeshtë. Ai është i ‘fortë’ sepse është pushtet. Ne jemi “të dobët” përballë tij, sepse nuk kemi as pushtet, as forcë, as ide se si të mbrohemi ndaj një pushtetari, përveç ligjit. Por ne jemi në shtëpinë tonë dhe përmes ligjit do të mbrohemi, sepse besojmë se në Kosovë, nuk do të duhej të kishte pushtetarë që janë mbi ligjin”./Klankosova.tv
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...