“BOE Technology Group” mbështetet në teknologjinë e fundit inteligjente
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 05 August 2022
“BOE Technology Group Co Ltd”, një furnizues kryesor kinez i ekraneve, po dyfishon segmentin e prodhimit inteligjent dhe do të rrisë investimet në teknologjitë novatore, pasi kompania synon të përdorë teknologjitë e fundit digjitale për të fuqizuar transformimin digjital të ndërmarrjeve tradicionale.
“BOE” ka krijuar 16 linja prodhimi automatike dhe inteligjente të ekranit gjysmëpërçues në të gjithë vendin, të cilat mund të mbledhin automatikisht të dhëna në procesin e prodhimit industrial dhe të formojnë modele inteligjente të analizës së të dhënave, duke ulur kështu në masë të madhe kostot operacionale duke përmirësuar efikasitetin, sipas Si Da, zëvendëspresident i “BOE”.
Fabrika e kompanisë në Fuzhou, provinca Fujian, e cila prodhon kryesisht panele super të mëdhenj të nivelit të lartë, është përfshirë në Rrjetin Global të Fareve të Forumit Ekonomik Botëror, një komunitet i përbërë nga prodhuesit kryesorë botërorë që përdorin teknologjitë e revolucionit të katërt industrial, si inteligjencën artificiale dhe informatikën “cloud”. “BOE” është kompania e parë dhe e vetme e llojit të saj nga pjesa kontinentale e Kinës, që është listuar si një “fabrikë fari.
Liu Wenrui, zëvendëspresident i “BOE” dhe menaxher i përgjithshëm i fabrikës “BOE Fuzhou”, tha se ata kanë adaptuar teknologjitë digjitale dhe analitikë të avancuar në një sistem prodhimi plotësisht të automatizuar, me kostot e reduktuara me 34 për qind, ndërsa prodhimi i rritur me 33 për qind.
Bazuar në përvojën e pasur në kapacitetet inteligjente prodhuese, “BOE” ka krijuar një platformë industriale interneti, e cila ofron shërbime të transformimit digjital për 200 kompani në të gjithë vendin dhe i ndihmon ato të përmirësojnë produktivitetin me rreth 30 për qind, tha Si.
Sipas kompanisë, platforma pritet të rrisë nivelin inteligjent të prodhimit dhe digjitalizimit përgjatë segmenteve të sipërme dhe të poshtme të zinxhirëve industrialë.
Interneti industrial, një lloj i ri i automatizimit të prodhimit, që kombinon makina të avancuara, sensorë të lidhur me internetin dhe analiza të thella të të dhënave, do të rrisë produktivitetin dhe do të reduktojë kostot në prodhimin industrial.
Statistikat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit treguan se Kina ka kultivuar 150 platforma interneti industriale në shkallë të gjerë, me më shumë se 78 milionë njësi të pajisjeve industriale të lidhura me platformat.
“BOE” po investon fuqimisht në teknologjitë e ekranit gjysmëpërçues të gjeneratës së ardhshme, të tilla si diodat organike që lëshojnë dritë (OLED) dhe diodat mikro (mikro LED), të cilat kanë përmirësime të mëdha për sa i përket kontrastit të imazhit, shkëlqimit dhe spektrit të ngjyrave.
Sipas statistikave nga “Sigmaintell Consulting”, një firmë kërkimore tregu me qendër në Pekin, “BOE” kryesoi tregun vendas me dërgesa fleksibël të paneleve OLED prej rreth 60 milionë njësi në vitin 2021, duke u rritur gati 60 për qind nga viti në vit dhe duke u renditur i dyti në botë pas “Samsung”-ut të Koresë së Jugut.
Të ardhurat totale të “BOE” qëndruan në 219.3 miliardë juanë (32.5 miliardë dollarë) vitin e kaluar, 61.79 për qind më shumë nga viti në vit, ndërsa fitimi neto i saj u rrit me 413 për qind, në një rekord prej 25.8 miliardë juanë. Shpenzimet e saj për kërkimin dhe zhvillimin tejkaluan 10 miliardë juanë në vitin 2021.
Kina do të kapërcejë Korenë e Jugut, për t’u bërë prodhuesi më i madh i paneleve OLED deri në vitin 2024, pasi më shumë kompani kineze kanë investuar në linjat e reja të prodhimit OLED, tha Zhou Hua, analisti kryesor në “CINNO Research”, një firmë kineze konsulence për ekranet e sheshtë.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...