Lajme

Në mjerim dhe të pastrehë, të mbijetuarit brenda tendave

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 27 November 2019

Nata ka mbërritur më e errët se asnjëherë në qytetin e Durrësit. Thonë se e vetmja hapësirë e ndriçuar në qytet është stadiumi, aty ku janë bërë bashkë të gjithë ata që i mbijetuan tërmetit.

Ky nuk është një kamp lufte, por janë çadrat që ndihmojnë jetën. Fëmijë të pafuqishëm për të ndryshuar situatën dhe prindër të lodhur duke kërkuar ushqim e batanije, të moshuar që nuk kanë më fuqi të ecin dhe shumë mjerim, është ajo që gjen në këtë hapësirë sportive, tanimë të kthyer në një kamp.

Në kamp kanë mbërritur shumë ndihma, madje sipas nesh, shumë më shumë nga sa nevojitet në orët e para të një tragjedie, por kaosi që mbizotëron këtu e bën edhe më të vështirë situatën.

Kërkojnë ushqim, batanije dhe ilaçe që të ndihen gjallë deri nesër, por ndërsa i pyet se kur do të kthehen në shtëpitë e tyre, përgjigjja është e thjeshtë. Ata nuk dinë asgjë.

Të tjera