Auto&Tech

BMW X5 M i shpall luftë Lamborghini Urus [FOTO]

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 18 December 2017

Kompania Gjermane G-Power shndërron BMW X5 M në një luftëtar të denjë për Lamborghini Urus.

Falë motori 4.0-litër V8 me 650 kf, Lamborghini Urus është zyrtarisht SUV më e shpejtë në planet. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 310 km/h.

Por, kompania Gjermane G-Power ka nxjerr në treg pako modifikimi për motorin origjinal të BMW X5 M 4.4-litër twin-turbo V8 me 575 kf të cilat e rrisin fuqinë në 650 kf, 700 kf dhe pako më e avancuar fuqinë e këtij modeli e qon në 750 kf dhe 980 Nm torkë, transmeton Express. Kjo pako sjell sisteme të avancuara kompjuterike për menaxhimin e motorit, sistem për shkarkimin e gazrave me Titanium dhe diametër 100 mm si dhe turbo kompresorë të përshtatur për këtë modifikim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera