Auto&Tech

BMW tregon nëse do të prodhojë pick-up

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 13 May 2019

Spekulimet për një kamionçinë të mundshme të markës BMW u refuzuan plotësisht nga drejtori i degës australiane të gjigantit gjerman Wikram Pawach.

Ai vuri në dukje se bota nuk ka nevojë për një pick-up bavarez dhe se ai nuk do të jetë kurrë një opsion për BMW.

Thashethemet mbi një pick-up të mundshëm BMW nisën kur rivali i tij Mercedes prezantoi klasën Mercedes-Benz X, e cila është në thelb Nissan Navara.

-Advertisement-

Megjithatë, në Bavari mbeten të fokusuar në prodhimin e makinave luksoze dhe kamionçina premium nuk përputhet me atë histori.

Pasi BMW nuk ka ndërmend të vendosë emblemën e saj në një produkt të huaj si Mercedes, pasi kundërshton filozofinë e markës bavareze, zhvillimi i një karrocerie për një kamionçinë nuk është financiarisht i zbatueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera