Lajme

BMW rrotullohet në Brezovicë, rruga e pa pastruar nga bora!

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 07 December 2021

Një veturë e tipit “BMW” është rrotulluar në pasditen e së martës në Brezovicë.

Deri te aksidenti duket se ka ardhur për shkak të mos pastrimit të rrugës nga bora.

Në videon që ka dërguar një qytetar, dëshmitar i rastit, shihet se në pjesën ku është aksidentuar vozitësi i BMW rruga kryesore ishte e mbuluar me borë.

-Advertisement-

Siç duket organet përgjegjëse nuk e kanë kryer punën e tyre.

Kujtojmë që nga orët e vona të natës së kaluar reshjet e borës nuk kanë të ndalur dhe një pjesë e madhe e Kosovës, sidomos malore, është veshur me ngjyrën e bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera