Auto&Tech

BMW prodhon makinë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 25 July 2017

BMW ka njoftuar sot se e ka zgjedhur fabrikën e vet në Oksfordit, Angli, si lokacion për ta prodhuar një makinë elektrike “Mini” nga viti 2019.

Bordi i menaxhmentit të BMW-së, i cili u mblodh sot, i kishte konsideruar disa lokacione për prodhimin e një versioni të makinës së vet kompakte me zero-emetime, si Bornin, Holandën dhe një lokacion në Gjermani, para se përfundimisht ta zgjidhte Britaninë, transmeton Express.

“Motori elektrik i Mini-t elektrik do të ndërtohet në qendrën e-mobility të grupit të BMW-së në fabrikat në Dingolfing dhe Landshut në Bavari, para se të integrohen në makinë në fabrikën e Oksfordit, i cili do të jetë lokacioni kryesor i prodhimit për makinën Mini me tri dyer,” BMW ka njoftuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera