Auto&Tech

BMW mohon përfshirjen në kartelin e kompanive gjermane

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 25 July 2017

BMW thotë se nuk ka manipuluar me pajisje për emetim të gazrave.

Gjiganti gjerman, BMW, ka mohuar raportimet se ka qenë pjesë e një karteli të kompanive që kanë manipuluar me pajisjet që kanë kontrolluar emetimin e gazrave.

Të premten, gazeta gjermane DerSpiegel publikoi një letër të dërguar nga Volkswageni drejt autoriteteve gjermane duke raportuar për një hetim që është nisur kundër Mercedes-Benzit, BMW-së, Audit dhe Porsches se kanë funksionuar si grupe të fshehta nga vitet e 90-ta për të fiksuar çmimet e sistemeve që merren me rregullimin e emetimit të gazrave.

-Advertisement-

Tani BMW është e para që është deklaruar haptas kundër këtij raportimi.

“Qëllimi i diskutimeve me kompanitë tjera ishte lidhur me rezervuaret AdBlue ishte për infrastrukturën kërkuese për instalimin e tyre në Evropë”, thuhet në reagimin e BMW-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera