Auto&Tech

BMW M8 prezantohet në shtator

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 06 May 2019

BMW M8 do të jetë makina më e fortë rrugore e prodhuar nga kompania gjermane në historinë e saj.

Plani i gjigandit gjerman është të prezantojë modelin e saj M gjatë këtij viti në Panairin e veturave në Frankfurt me një sedan sportiv M3 dhe hatchback-un e ri M125i, transmeton KosovaPress.

M8 i ri do të drejtojë të njëjtin motor V8 twin-turbo 4.4 litërsh si M5, i cili përputhet me një transmetim automatik me tetë shpejtësi dhe një xDrive me katër boshte.

-Advertisement-

Do të ketë dy versione, standard me një version 600 dhe një version më të fortë Competition me 625 kuaj fuqi.

M8 do të sjellë përmirësime të performancës, peshë më të vogël, qendër më të ulët të gravitetit, diferencë më të madhe ndërmjet boshteve dhe pezullimin e përmirësuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera