Auto&Tech

BMW me dy motorë të ri për Serinë 5 e 7

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 19 May 2017

BMW ka prezantuar dy motorë të rinj për modelin e ri të Serisë 5 si dhe të Serive 1, 2, 3 e 7, transmeton koha.net.

Motori i parë i ri është 520i m benzinë, 2.0 litërsh turbocharged e që prodhon 183 kuaj fuqi, e që bën që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë vetura ta arrijë për 7.8 sekonda.

Motori tjetër është 525d me naftë e me katër cilindra, që prodhon 229 kuaj fuqi, e që të dy përdorin marshin automatik me tetë shpejtësi, dhe mund të blihen standard apo si paketë M, të përditësuar.

-Advertisement-

BMW 520d xDrive 4×4 do t’i shtohet modelit 520d, ndërsa të gjitha modelet e serisë 5 mund të blihen me çmim duke filluar nga 48 mijë euro.

Edhe Serisë 7 do të shtohet motori me katër cilindra, 725d me naftë, i cili prodhon 229 kuaj fuqi i cili bënë që vetura ta arrij shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 6.9 sekonda, ndërsa kushton duke filluar nga 71 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera