Lajme

Blushi: Do të bëjë gjithçka që projekti LIBRA të vazhdojë

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 27 June 2017

Partia më e re në Shqipëri LIBRA, nuk ka arritur të fitojë mandate në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 qershor. Kryetari i kësaj partie Ben Blushi, ka shkruar në Facebook se megjithatë projekti i LIBRA-s do të vazhdojë.Blushi ka falënderuar mbështetësit e tij, duke thënë se deri në përfundimin e numërimit të votave, LIBRA do të ketë 20 mijë vota.

“Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera