Lajme

Bllokohet rruga “Isa Kastrati”

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 07 April 2018

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka konfirmuar se menaxhmenti i produksionit ka pasur leje paraprake për të bërë xhirimet dhe kjo është arsyeja se pse është bllokuar rruga “Isa Kastrati”.

“Ju informojmë se menaxhmenti i produksionit ka marr leje prapaprake nga të gjitha autoritetet kompetente duke përfshirë edhe komunikat ku do të ketë xhirime”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

Policia pa asnjë paralajmërim bllokon rrugën për xhirimin e një filmi në Prishtinë

-Advertisement-

Policia e Kosovës pa asnjë paralajmërim ka bllokuar rrugën në afërsi të varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova shkaku i xhirimeve të një filmi.

Banorët e rrugës “Isa Kastrati” kanë thënë për portalin Koha.net se rruga është bllokuar për vetura dhe për kalimtarët dhe sipas tyre, kjo është bërë për xhirimin e një filmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera