Lajme

Bllokohet Ministria e Punëve të Jashtme

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 04 October 2021

Zjarr i madh ka perfshirë një lokal në Qendër të Prishtinës, afër ministrisë së Punëve të Jashtme, ku si pasojë është bllokuar hyrja në këtë institucion.

Në vendin e ngjarjes tashmë jane zjarrfikesit dhe policia e Kosovës të cilët po mundohen të lokalizojnë zjarrin.

Për Gazetën Infokus kanë dhënë edhe detaje nga Policia.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ne vazhdim gjeni pamjet nga hyrja e Ministrisë që është bllokuar me shirita nga policia./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera