Sport

Bllokohet merkato e Chelsea, çfarë ndodh me Higuain dhe Hazard?

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 22 February 2019

FIFA ka bllokuar merkaton e Chelseat deri në verën e vitit 2020, pra për dy seksione transferimesh (verë 2019 dhe dimër 2020). Blutë kanë kryer disa parregullësi dhe shkelje në regjistrimin e adoleshentëve në Akademinë e tyre, pra duke qenë nën moshë.

Ndërkohë, pyetja që të gjithë shtrojnë është: çfarë do të ndodhë tani? Rasti i parë është Gonzalo Higuain. Argjentinasi është transferuar me formulën e huazimit për 6 muaj nga Juventusi te Chelsea (pasi edhe Milani ra dakord). Blutë paguajnë gjysmën e 16 mln eurove të fiksuara në fillim sezoni si huazim në “San Siro”, pra 8 mln euro, dhe pjesën e mbetur të rrogës. Nëse Chelsea nuk e blen dot në verë, atëherë, nëse Pipita ka arritur një numër të caktuar golash dhe ndeshjesh, sipas klazuolës, rinovimi shtyhet edhe për një tjetër sezon. Në këtë mënyrë, Juventusi heq barrën e rrogës dhe “zbut” investimin e bërë tri vite më parë.

Sa i përket Hazard, që ka shprehur dëshirën për të luajtur me Real Madridin, jo më kot Chelsea bleu Pulisic nga Dortmund, që në merkaton e janarit, për ta lënë në huazim te klubi gjerman deri në verë. Pulisic zëvendëson pikërisht belgun.

-Advertisement-

Por, ka edhe një zgjidhje: nëse blutë e apelojnë në CAS këtë vendim, siç edhe duan ta bëjnë, atëherë gjithçka mund të shtyhet dhe, në pritje të vendimit të Lozanës, mund të kryhen operacione të zakonshkme në merkato.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera