Lajme

Bllokohet me kamionë rruga në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 13 October 2021

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, është bllokuar me kamion rruga në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut, përcjell Gazeta Blic.

Aksioni u kundërshtua nga serbët të cilët protestuan në forma të ndryshme.Fillimisht hodhën gaz lotsjellës, ndërsa më vonë u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri drejt policëve. Serbët kanë djegur edhe një veturë në veri të Mitrovicës, pas aksionit të Policisë së Kosovës.

Ndryshe ky aksion i Policisë filloi të realizohej për luftimin e kontrabandës me mallra.

-Advertisement-

Pamje:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera