Bllokohet autostrada, mijëra qytetarë drejt Prishtinës në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 02 April 2023
Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet kanë marrë rrugë drejt Prishtinës.
Kjo në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do ta nisin betejën me drejtësinë nesër në Hagë.
Më shumë se 15 autobusë u nisën nga Skënderaj, e qindra qytetarë të tjerë me vetura nga atje. Më shumë se 2 mijë qytetarë të tjerë janë nisur nga Mitrovica.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra. Nacionale ka siguruar pamje nga hyrja e autostradës në Prizren, e cila gati është bllokuar e tëra.
Kjo pasi dhjëtra autobusë janë ndaluar skaj rrugëve. Disa nga pjesëmarrësit thanë se pjesëmarrja është masive nga rajoni i Gjakovës e Prizrenit.
Transport të organizuar ka pasur nga të gjitha komunat. Ky marsh është organizuar nga platforma “Liria ka emër”.
Sipas njoftimit për mediat të inciativës “Liria ka emër”, gjatë marshit do të ketë edhe fjalime të cilat do të mbahen të sheshi “Skenderbeu”.
“Nga ora 14:00, do të mblidhemi të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”. Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesmarrësve të ndryshëm. Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalimet”, thuhet në njoftimin për media.
Përkrahje këtij marshi i kanë dhënë edhe një pjesë e partive politike në vend si AAK-ja, VV-ja, Nisma Socialdemokrate, PSD-ja.
Përkrahje marshit i kanë dhënë edhe këngëtarë, personalitete të ndryshme, e sindikata të punëtorëve në Kosovë.
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së do të fillojë nesër me datë 3 prill. Fillimisht fjalët hyrëse do t’i ketë Prokuroria për më shumë se 5 orë, e pastaj mbrojtja.
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nga kjo komunë do të shkojnë mbi 2 mijë qytetarë në Prishtinë.
Kjo për t’iu bashkuar Marshit për Drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Të tjera
-
Paralajmëron Zelensky: Do të vdesin shumë njerëz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij...
-
VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evrop...
-
Suspendohet polici, dyshohet se i dehur sulmoi fizikisht një grua
Një polic është suspenduar nga detyra.U raportua ai ishte i përfshirë në një ...
-
Dalin detaje nga vrasja e nënës nga i biri në Shqipëri
Zanihate Muhollari 65 vjeç është mbytur brenda banesës së saj në Përmet nga i...
-
Kurti për Hetemin: Çka s’i thonë, çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyra
Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim H...
-
Kurti “i jep zemër” Hetemit: Çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyrja, e falënderoj për qëndresën e tij!
Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim H...
-
Shqipëria vizitohet për herë të parë nga një president i Estonisë
Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, presidenti i Estonisë, Alar Karis, më 7...
-
Gjendet 23-vjeçari nga Shtimja i cili kishte dy ditë që ishte zhdukur
24-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash e sa ditë është gje...
-
Analistët: Escobar dhe Lajçak do të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Vizita e nesërme në Kosovë dhe pastaj në Serbi e të dërguarit të posaçëm të B...
-
Elbert Krasniqi viziton kryetarin e Leposaviqit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi e ka vizituar kry...
-
Luftimet përshkallëzohen në Sudan pas skadimit të armëpushimit
Banorët e kryeqytetit të Sudanit Khartoum raportuan një përshkallëzim të përl...
-
Vela për protestat në Beograd: Kështu duken kur s’i organizon Vuçiqi
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se një Serbi...