Lajme

Bllokohen pesë cisterna naftë në Itali, kanë hyrë nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 05 December 2019

Bllokohen pesë cisterna naftë në Itali, kanë hyrë nga Shqipëria

Mediat Italiane kanë shkruajtur se 163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.
Ato shkruajnë se operacioni u zhvillua këtë të enjte nga Guarda di Finanza,shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.

-Advertisement-

Nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.
Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna./Gazeta inFokus/.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera