Lajme

Bllokohen llogaritë bankare që përfituan nga 2 milionë eurot e vjedhura nga Thesari i Shtetit

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 28 October 2020

Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka vendosur Urdhër Ndalues ndaj llogarive në të cilat kanë shkuar paratë e Thesarit të Shtetit.

Gjykata ka vendosur që për 30 ditë [nga 26 tetor deri më 25 nëntor] të ngrijë shumicën e të gjitha xhirollogarive në të cilat janë shpërndarë paratë nga “LDA Group”.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin në të cilin thuhet se urdhri vlen për bankat në të cilat kompanitë kanë pasur xhirollogari. Dokumenti dëshmon se deri tash janë bllokuar 22 xhirollogari.

-Advertisement-

Labinot Gruda është i dyshuari kryesor i transferimit të mbi 2 milionë eurove nga Departamenti i Thesarit i Shtetit tek firma private “LDA Group”, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilat më pas i kanë shpërndarë në xhirollogaritë që tashmë janë bllokuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera