Lajme

Bllokimi i Katarit: Irani dërgon pesë avionë me ushqime

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 11 June 2017

Irani dërgoi pesë aeroplanë me ushqime në Katar, shtetin arab që po vuan nga mungesat për shkak të një bllokade rajonale.

Një numër vendesh, përfshirë rivalen e Iranit, Arabinë Saudite, kanë ndërprerë lidhjet me Katarin javën e kaluar, duke e akuzuar për financim të terrorizmit.

Doha i ka hedhur poshtë këto akuza.

-Advertisement-

Kufiri tokësor me Arabinë Saudite, përmes të cilit Katari furnizohet me 40% të ushqimeve, është mbyllur po ashtu.

“Deri më tash, pesë aeroplanë me artikuj ushqimorë janë dërguar në Katar”, tha për agjencinë France-Presse Shahrokh Noushabadi, zëdhënës i kompanisë Iran Air.

Nuk është e qartë nëse ushqimi është shpërndarje e ndihmës ose transaksion tregtar.

Noushabadi tha se dërgesat do të vazhdojnë “për aq kohë sa ka kërkesa”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera