Lajme

Bllokimi i projekteve kapitale, opozita kritikon ekzekutivin për dëmet miliardëshe

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 07 May 2023

Deputetë e analistë kanë kritikuar sërish ekzekutivin e vendit për bllokimin e mjeteve për projekte kapitale. Sipas tyre, me këtë, Qeveria ka bërë dëme miliardësh për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Njohësit e ekonomisë i kanë thënë se krerët e pushtetit qendror e lokal duhet t’i lënë mënjanë inatet politike dhe të punojnë në të mirë të qytetarëve.

Dëme miliardësh po vlerësohen se u janë bërë qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, me bllokimin e shumë projekteve kapitale nga Qeveria e Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se bllokimi i projekteve kapitale në gjithë Kosovën është i pakuptueshëm.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se dëmet për qytetarë dhe për ekonominë e vendit nga vonesat në këto projekte, shkojnë në shifra miliardësh.

“Është e pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën: autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera. Dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve, një shifër që shkon në 1 miliard euro”, tha Avdullah Hoti – Deputet i LDK-së.

Sipas ish-kryeministrit Avdullah Hoti, për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartur mjetet vetanake.

Për këto projekte dhe dëmin për qytetarët kanë kritika edhe ekonomistët.

Njohësi i ekonomisë, Lulzim Zeqiri ka thënë se investimet kapitale në kohën kur inflacioni është ende i lartë janë tejet të rëndësishme.

Miratimi në parim i Projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023 kishte ngjallur reagime të shumta në vend edhe më herët.

Komunat e Kosovës kanë kundërshtuar nenin i cili përcakton mjetet vetanake të komunave të pa shpenzuara që t’i kalojnë Fondit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera