Lajme

Bllokimi i Ankarasë për hyrjen në NATO, Suedia ekstradon një kurd në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 03 December 2022

Suedia ka ekstraduar në Turqi personin e parë të dënuar për anëtarësim në Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.Mahmut Tat, i dënuari me gjashtë vjet e 10 muaj burg në Turqi, është sjellë mbrëmjen e së premtes në Stamboll dhe është dërguar në paraburgim, shkruan Reuters.

Tat aplikoi për azil në Suedi në vitin 2015, por ai u refuzua dhe së fundi u ndalua nga policia suedeze.

Ky është hapi i parë konkret i Suedisë në zbatimin e memorandumit të anëtarësimit në NATO të nënshkruar me Turqinë në qershor, i cili përfshin ekstradimin e njerëzve të përfshirë në aktivitete terroriste.

-Advertisement-

Ekstradimi i Tat u bë dy ditë pas bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Suedisë në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.Ministri turk Mevlut Çavuşoğlu vuri në dukje pas takimit se Ankaraja respekton synimin e vendosur të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por se pret hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjes për ekstradimin e terroristëve në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera