Lajme

Bllokimi i avancimeve në UP, Arsim Bajrami e bën përgjegjës rektorin: U tregua i pazot! (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 28 June 2017

Shkresa të cilën ministri në detyrë i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ia ka përcjellur rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema gjatë procesit të zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, është bërë “mollë sherri” për bllokimin e këtij procesi.

E për këtë gjë, ministri Bajrami mohon se mban përgjegjësi, pasi që sipas tij shkresa që ai ia ka përcjellur rektorit Dema ka pasur për qëllim ofrimin e mbështetjes nga MASHT-i për të përmbushur detyrat statusore të universitetit, e jo pengimin e mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjes, rizgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, ashtu siç pohon të jetë keqinterpretuar nga Rektorati i UP-së.

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga të gjithë rektorët e Universiteteve Publike përfshirë edhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, që me rastin e zgjedhjes, avancimit e rizgjedhjes të kenë parasysh katër kritere për të cilat kemi kërkuar respektim, e para respektimi i plotë i ligjit për arsimin e lartë, e dyta respektimi i plotë i Statutit të Universitetit të Prishtinës, e treta respektimi i plotë i transparencës dhe parimit të trajtimit të barabartë të mësimdhënësve dhe e katërta respektimi i standardeve të larta për zgjedhje.  Këto janë detyrat që i ka secili ministër, dhe ka qenë keqinterpretim dhe keqkuptim, sepse ne i kemi dhënë mbështetje Universitetit që të procedojë me zgjedhjen e mësimdhënësve, proces ky i cili ka qenë i bllokuar plotësisht në mandatin e rektorit të mëparshëm dhe ne kemi kërkuar që kjo çështje të ç ‘bllokohet dhe kemi mbështet menaxhmentin e UP-së që ta bëjë këtë duke pas parasysh gjithmonë respektimin e ligjit. Çështja e zgjedhjeve, avancimeve, e rizgjedhjes së stafit akademik është kompetencë ekskluzive e lidershipit të menaxhmentit të Universitetit, e senatit e komisioneve dhe kjo absolutisht nuk bie në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë”, tha ai për “Gazeta Blic”

-Advertisement-

Bajrami, duke inkurajuar rektorin Dema për vazhdimin e procesit të zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, hedh poshtë akuzat e këtij të fundit dhe dekanëve e profesorëve universitarë për ndërhyrje nga MASHT-i në përzgjedhje dhe avancim të profesorëve.

Është plotësisht e pasaktë dhe e pavërtetë, që paaftësia e menaxhmentit të UP-së për t’i zgjedhur këto probleme dhe për të proceduar që të ju drejtohet përgjegjësia Ministrisë së Arsimit. S’ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Ministria e Arsimit për përzgjedhje dhe avancim të profesorëve, kjo është një e drejtë klasike dhe ekskluzive e rektorëve dhe nuk është e saktë asnjë konstatim që mund të ketë imponim në këtë proces. Ne inkurajomë rektorët që të tregohen liderë, sepse ata edhe janë zgjedhur për të treguar lidership, që të mos e bllokojnë procesin e zgjedhjes dhe të mos i shkelin të drejtat e mësimdhënësve, sepse mos zgjedhja apo mos avancimi është shkelje e të drejtave të mësimdhënësve, të zbatojnë kritere unike për të gjithë dhe t’i përmbahen plotësisht ligjit ekzistues, ligjit për arsimin e lartë”, ka deklaruar ministri në largim, Bajrami.

Në mungesë të guximit për t’i ofruar zgjedhje këtij problemi rektori Dema, sipas ministrit Bajrami, duhet të jap përgjegjësi para organeve të universitetit, senatit dhe këshillit drejtues të UP-së, pasi që siç vlerëson ai, zgjedhja e rektorëve bëhet në bazë të asaj se kanë zotësi për zgjedhjen e problemeve të rënda, gjë të cilën kërkon ta bëjë edhe në këtë proces.

“Nëse janë të pazotë për të ju ofruar zgjidhje problemeve të kësaj natyre, ata duhet të ju japin përgjegjësi organeve të universitetit, senatit dhe këshillit drejtues, vlen parimi që kur ata e kanë marrë detyrën janë të zot, pra kanë zotësi dhe lidership për t’i zgjedhur edhe problemet e lehta dhe të rënda, e jo për t’i deleguar problemet akademike tek ministri, sepse ministri nuk do të merret me kompetenca që nuk janë të tij, pra ajo që kërkohet nga rektorët është që të mos kenë nevojë për konsulta të ministrit”, u shpreh ai.

Më tej, duke u mburrur me punën e tij si drejtues i MASHT-it, Bajrami thotë se UP-ja nuk ka qenë asnjëherë më i pavarur se sa që është tani.

Nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Ministria e Arsimit, Universiteti i Prishtinës asnjëherë nuk ka qenë më i pavarur dhe kjo është si rezultat i punës time, kur kam marrë mandatin e ministrit ky universitet ka qenë përplot me përplasje politike, në këto tri vite e kemi stabilizuar gjendjen dhe e kemi nxjerrë politikën jashtë universitetit, por e kemi bërë përgjegjës universitetin për politikat e veta”, tha ai.

Në anën tjetër, rektori i UP-së Marjan Dema i cili e kishte bërë përgjegjës ministrin në detyrë të MASHT-it, Arsim Bajrami për pengimin e procesit të avancimit, e nga i cili më pastaj kishte kërkuar zgjedhjen e këtij problemit përmes një shkrese, kopje të të cilës ka arritur të sigurojë “Gazeta Blic” refuzon të shpjegoi arsyen për të cilën i është drejtuar atij.

Shkresa që rektori Marjan Dema ia kishte përcjellur ministrit të MASHT-it, Arsim Bajrami për interpretim të dispozitave ligjore të Statutit për zgjedhjen e personelit akademik të UP-së.
Shkresa që rektori Marjan Dema ia kishte përcjellur ministrit të MASHT-it, Arsim Bajrami për interpretim të dispozitave ligjore të Statutit për zgjedhjen e personelit akademik të UP-së.

I kontaktuar përmes postës elektronike lidhur me kërkesën që ky rektor ia kishte përcjellur ministrit në largim Bajrami, për interpretim të dispozitave ligjore të Statutit për zgjedhjen e personelit akademik të UP-së, Dema nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, i pyetur për arsyen e bllokimit të këtij procesi, Dema i ka thënë “Gazeta Blic” përmes postës elektronike se çdo gjë ka shkuar mirë dhe së procesi është afër përmbylljes.

Procesin e avancimeve nuk e konsideroj kurrsesi si dështim. Përkundrazi konsideroj që transparenca e këtij procesi, i cili ka rrjedhë në mënyrë publike dhe të hapur për të gjithë, është një zhvillim domethënës pozitiv brenda UP-së. Në anën tjetër, potencoj që konkursi është finalizuar dhe kanë mbetur vetëm një numër i vogël që nuk kane arritur të shqyrtohen deri në fund. Madje, në këtë drejtim vlen të ceket fakti që të gjitha vendimet rreth avancimit, përkatësisht refuzimet në raste të caktuara, janë arritur me shumicë dërrmuese të votave”, ka thënë ai.

Kurse akuzat e profesorëve universitarë lidhur me atë se avancimet janë bërë në mënyrë selektive, rektori Dema i ka kundërshtuar në mënyrë të prerë duke theksuar se procesi i zgjedhjes dhe avancimeve ka shkuar komfor Statutit të UP-së.

Në cilësinë e Rektorit të UP-së kundërshtoj opinionin që ka pasur avancime selektive. Përkundrazi, potencoj që në këtë proces gjithçka ka rrjedh komfor Statutit të UP-së dhe rekomandimit, derisa ky i fundit nuk ka rënë në kundërshtim me Statutin”, ka deklaruar ai.

Krejt në fund, deri në përmbyllje të procesit të avancimit, Dema i tha “Gazeta Blic” se do të respektojnë Statutin e UP-së.

“Gazeta Blic” po ashtu ka arritur të sigurojë shkresën e parë të cilën ministri Bajrami ia kishte përcjellur rektorit Dema dhe atë të dytë, pas kërkesës që ky i fundit ia kishte bërë ministrit në largim të MASHT-it, në të cilën i është dhënë përgjigje negative rektorit aktual të UP-së.

Duke ju falënderuar për shkresën e juaj me nr. Prot. 1/159 të datës 12/05/2017 ju informoj se Ministria e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë dhe personalisht unë si Ministër, kemi përcjellë me vëmendje të veçantë procesin e rekrutimit dhe promovimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rrjedhimisht, në pajtim me detyrat ligjore dhe institucionale të MASHT jemi angazhuar për të mbështetur punën e pavarur të organeve të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të ruajtës dhe promovimit të autonomisë institucionale dhe lirisë akademike, për sa i takon, trajtimit të çështjeve dhe zgjidhjes së problemeve të natyrës akademike.

MASHT në asnjë moment nuk konsideron se do duhej të interpreton kriteret e përcaktuara nga vet universiteti me statutin e tij dhe për më tepër nuk mund të ndikojë në procese të cilat kanë filluar në përpyuthje me konkursin e shpallur sipas afateve ligjore të përcaktuara nga universiteti”, thuhet në shkresën e MASHT-it, e cila i është përcjell rektorit Dema.

Shkresa të cilën ministri në detyrë i MASHT-it, Arsim Bajrami ia kishte përcjell rektorit të UP-së Marjan Dema.
Shkresa të cilën ministri në detyrë i MASHT-it, Arsim Bajrami ia kishte përcjell rektorit të UP-së Marjan Dema.
Shkresa të cilën ministri në detyrë i MASHT-it, Arsim Bajrami ia kishte përcjellë rektorit të UP-së Marjan Dema, gjatë procesit të përzgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik.
Shkresa të cilën ministri në detyrë i MASHT-it, Arsim Bajrami ia kishte përcjellë rektorit të UP-së Marjan Dema, gjatë procesit të përzgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik.

“Gazeta Blic” ka raportuar edhe më parë lidhur me procesin e avancimit të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera