Lajme

Bllokim rrugës dhe s ‘postim të linjave urbane, çfarë do të ndodhë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 23 June 2017

Për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, policia e Tiranës bënë me dije se duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugore.
Rruget e bllokuara:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri”

– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

-Advertisement-

Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Shqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)

– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë

– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera