Lajme

“Bllokadë totale, gjendje rrethimi” – Mediat serbe raportojnë se Artan Hajrizi po kërkohet intensivisht

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 18 July 2024

Policia serbe është mobilizuar në kërkim të Artan Hajrizit, 33-vjeçarit nga Kosova të cilin ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq e quajti autor të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.

“Bllokadë e plotë, gjendje rrethimi; Policia me armë të gjata dhe jelek antiplumb; Vijojnë kërkimet për të dyshuarin shqiptar”, shkruan B92.

Forca të shumta policore janë vënë intensivisht në kërkim të kosovarit, raportojnë mediat në Beograd.

-Advertisement-

Xhandarmëria serbe është parë duke shkuar drejt Loznicës, sipas disa pamje të publikuara në Danas.

U raportua se edhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste serbe kanë dalë në terren e se janë ngritur dronë dhe helikopterë në kërkim të 33-vjeçarit.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera