Bllokada rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 12 June 2017
Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave.
Derisa, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind.Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se mund të ketë vështirësi të mëdha në krijimin e Qeverisë së re pas zgjedhje të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
“Pas proceseve që janë zhvilluar kohëve të fundit besoj që do të ketë probleme serioze për formimin e Qeverisë së ardhshme për arsye se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve është i përafërt. Në një situatë të rezultateve të përafërta të tri blloqeve do të jetë shumë vështirë të gjendet një emërues i përbashkët”, ka theksuar Beqaj.
Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.
Avni Mazreku, njohës i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet të ketë një konsensus politik nacional si i vetmi instrument që mund të shpie përpara agjendën shtet-formuese të Kosovës.
“Faktorët politik parlamentar pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të duhet të arrinin në një pikë konsensuale politike pavarësisht se në cilin krah do t’i poziciononte rezultati si parti në pushtet apo opozitare, për tema me interes nacional të ketë kompromis politik”, ka theksuar Mazreku.
Ndërkohë, nëse do të arrihet që të formohet Qeveria e re e Kosovës, sipas analistëve politikë, Kosovën do ta presin çështjet për të cilat mbeten të papërfunduara nga Qeveria në largim dhe për të cilat vendi shkoi në zgjedhje.
Belul Beqaj, thotë se janë pikërisht çështjet si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumë serbe, me të cilat do të merret Qeveria e re.“Dy temat që kanë qenë oguri i zi deri më tani fatmirësisht apo fatkeqësisht do të jenë çështjet imediate që do të mundohet për t’i zgjedhur Qeveria e ardhshme.
Këto janë detyrat që janë trashëguar dhe kanë shërbyer për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, thekson Beqaj.Në anën tjetër, Avni Mazreku, thotë se Qeverinë e re e pret një agjendë jo e lehtë politike
.“Qeverinë e re e pret një agjendë jo shumë e lehtë politike. Në fakt, pikat kritike për të cilat ka dështuar koalicioni i cili ka qeverisur vendin që nga viti 2014, e që ajo agjende ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme në kontekst të shtet-ndërtimit të Kosovës.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve e pret një agjendë siç është procesi i ngecur i shtet formimit të Kosovës”, thekson Mazreku.Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh, meqë pothuaj secila prej tyre është detyruar të dorëhiqet pas votimeve të mosbesimit në Kuvend.
Edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 11 qershor pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...