Lajme

Blinkeni në Tel Aviv për të shtyrë Izraelin të mbrojë civilët, do të diskutohet edhe qeverisja e pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 09 January 2024

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Izrael.

Ai aty do të përpiqet të bind kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, të fillojë negociatat serioze për qeverisjen e pasluftës në Gaza, të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza dhe të lejojë më  shumë ndihmë në territor.

“Unë do të bëj presion mbi imperativin absolut për të bërë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të bërë më shumë për t’u siguruar që ndihma humanitare po hyn në duart e atyre që kanë nevojë për të”, tha Blinken, i cili ka kaluar dy ditët e fundit duke zhvilluar bisedime me udhëheqësit arabë.

-Advertisement-

Zyrtarët izraelitë, ndërkohë, do t’i thonë diplomatit amerikan se civilët në Gaza nuk do të lejohen të kthehen në veri të territorit nëse nuk lirohen më shumë nga pengjet e mbajtura nga Hamasi, raportoi Axios duke ciuar dy zyrtarë të lartë izraelitë.

SHBA-ja i ka ofruar mbështetje të vendosur Izraelit që nga shpërthimi i luftës së saj me Hamasin tre muaj më parë, por Netanyahu e ka zemëruar Uashingtonin duke refuzuar deri më tani të ofrojë ndonjë plan të detajuar publik për qeverisjen e Gazës kur të përfundojë ofensiva ushtarake e Izraelit.

Ai ka refuzuar opsionin e preferuar të SHBA-së – krijimin e një shteti të unifikuar palestinez të përbërë nga Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Izraeli ka qenë gjithashtu nën presion në rritje nga SHBA-ja, aleati i saj më i afërt, dhe liderët arabë për të pakësuar sulmin e tij në Gaza, raporton The Guardian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera