Lajme

Blinken: Uashingtoni i hapur ndaj diplomacisë mbi Ukrainën; vështirë të ndodhë pa ulje të tensioneve

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 03 March 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Kievit se do t’i mbështesë përpjekjet e tij për zgjidhje diplomatike me Rusinë, por ai shtoi se rruga diplomatike do të ishte e vështirë pa një ulje të tensione ushtarake.

Në një koment drejtuar popullit rus, zoti Blinken tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e dinin se shumë prej rusëve nuk donin të kishin të bënin me vendimin e Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën.

Blinken tha se aktualisht ka më shumë se 174,000 refugjatë të Ukrainës që po kërkojnë strehim të sigurt në vendet aty pranë.

-Advertisement-

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të mbështetur vendet që ndodhen në vijën e parë të frontit, mes tyre Poloninë, Moldavinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Më herët Departamenti i Shtetit njoftoi se zoti Blinken pritet të vizitojë këtë javë Brukselit, Moldavinë edhe vendet Baltike për të zhvilluar diskutime me aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Blinken do të vizitojë Belgjikën, Poloninë, Moldavinë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë nga data 3 deri më 8 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera