Blinken thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zgjidhni në mënyrë paqësore çështjen e targave

Autori: Gazeta inFokus
07:47 | 25 October 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhin në mënyrë paqësore çështjen e targave.
Kjo teksa po afrohet 31 tetori që është edhe afati i fundit për ndërrimin e targave me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të përdoren në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Siç shkruan The Pavlovic, javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe homologu i tij evropian, Miroslav Lajçak, patën diskutime në Kosovë dhe Serbinë, por që ende nuk kanë dhënë rezultate.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u pyet lidhur me mesazhin e Sekretarit Blinken për Prishtinën dhe Beogradin, duke pasur parasysh se afati i 31 tetorit po afrohet me shpejtësi për ndërmjetësimin e marrëveshjes për targat, teksa ripohoi mbështetjen amerikane për bisedimet Serbi-Kosovë.
“Mesazhi ynë për këtë ka qenë konsistent. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.
Price, mes tjerash, tha se Blinken ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha nga të dy kërkoi angazhim të vazhdueshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet.
“Kjo është arsyeja pse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor, besoj se ishte. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha Price.
Tutje, Price tha se ka shpresë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dialog të BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se ato mund ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price për The Pavlovic Today.
Bisedimet më të fundit midis Beogradit dhe Prishtinës panë një ngërç të pashmangshëm dhe u zbeh shpresa për zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Ajo që të gjithë prapa skenave bien dakord është se përfshirja e fortë e SHBA është ajo që nevojitet.

Të tjera
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...
-
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në...
-
Lladrovci thotë se zyrtarët e komunës së Drenasit i trajnojnë komunat tjera, përmend shembuj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon” se Kom...
-
Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...