Blinken: SHBA po shqyrton alternativat për të ardhmen e Gazës pas Hamasit
Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 01 November 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të tjera po analizojnë alternativa të ndryshme lidhur me të ardhmen e Rripit të Gazës nëse militantët e Hamasit largohen nga qeverisja, tha të martën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken tha para një komisioni të Senatit se ‘status quo’ nuk mund të vazhdonte për enklavën me popullsi të dendur të qeverisur nga grupi islamist palestinez Hamas dhe se as Izraeli nuk dëshironte ta kontrollonte atë.
Mes këtyre dy qëndrimeve janë “disa alternativa të mundshme që ne po i shikojmë nga afër tani, po kështu edhe vendet e tjera”, tha zoti Blinken.
Ajo që do të kishte më shumë kuptim në të ardhmen, tha zoti Blinken, do të ishte një “Autoritet Palestinez efektiv dhe i rigjallëruar” për të qeverisur Gazën, por pyetja qëndron nëse kjo mund të arrihet.
“Në të kundërt mund të ketë marrëveshje të tjera të përkohshme që kërkojnë përfshirjen e vendeve të tjera të rajonit. Mund të përfshijë agjenci ndërkombëtare që do të ndihmonin për çështjet e sigurisë dhe qeverisjen”, tha zoti Blinken.
Si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1400 njerëz, sulmi më i rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti, Izraeli është zotuar ta zhdukë Hamasin përmes një sulmi të pamëshirshëm mbi Rripin e Gazës, megjithatë nuk duket se ka një fund të qartë në horizont.
Kombet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë të ndihmave thonë se popullsia civile në enklavën palestineze të rrethuar është përfshirë në një katastrofë të shëndetit publik.
Uashingtoni ka biseduar me Izraelin dhe vende të tjera të rajonit lidhur me mënyrën e qeverisjes së enklavës palestineze nëse Izraeli triumfon në fushën e betejës, ndërsa ende nuk ka një plan të qartë.
Ndër alternativat që po shqyrtohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është edhe mundësia e një force shumëkombëshe që mund të përfshijë trupa amerikane. Një variant tjetër është që Gaza të vendoset përkohësisht nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, raportoi të martën agjencia e lajmeve Bloomberg.
Disa nga ndihmësit e Presidentit Joe Biden janë të shqetësuar se ndërsa Izraeli mund të hartojë një plan efektiv për t’i shkaktuar dëme të qëndrueshme Hamasit, Tel Avivi ende nuk ka formuluar një strategji për largimin nga Gaza.VoA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...